Burgosja nga organet e Maqedonisë së Veriut të ushtarit të UÇK-së, Tomorr Morina, ka zgjuar reagimin e tërë diasporës dhe institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ngase ai u ndal, me kërkesë të organeve të Serbisë.
Lidhur me këtë rast, mjeku dhe veprimtari Sharr Sokoli, ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, sepse, “ai është mostër e ushtarit të dinjitetshëm, duke zhvilluar luftë të drejtë konform të gjitha normave ndërkombëtare. Shteti serb, ishte dhe mbetet shtet kriminel, ende i pa denacifikuar dhe çlirimtarët i kërkon për krimet që i bëri vet në Kosovë”.
Ja postimi i plotë i z. Sokoli:
Tomorr Morina, nuk ka kryer krime, Ai është një çlirimtar dhe ashtu duhet të trajtohet. Serbia nuk ka të drejt të ndjek as shtetasit e huaj, as për supozime të kryera në një shtet tjetër.
Tomorri është një çlirimtar shembullor, i Brigadës së Gjakovës, e cila me heroizëm u përball me forcat ushtarake serbe, deri në çlirimin e vendit.
Ai është mostër e ushtarit të dinjitetshëm, duke zhvilluar luftë të drejtë konform të gjitha normave ndërkombëtare. Shteti serb, ishte dhe mbetet shtet kriminel, ende i pa denacifikuar dhe çlirimtarët i kërkon për krimet që i bëri vet në Kosovë!
Liri për Tomorr Morinën!