SHBA do të ndajë 1.1 milion dollarë për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër koronavirusit

SHBA do të ndajë 1.1 milion dollar për pengimin e shpërndarjes së epidemisë Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur ambasada e SHBA-së, në Shkup.

Nëpërmjet USAID, SHBA i siguron këto para për OBSH dhe Unicef të implementojnë aktivitete për përkrahje të përpjekjeve të vendit të përgjigjet Kovid-19.

USAID koordinohet me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, faktorët humanitarë ndërkombëtar dhe pjesëmarrësit tjerë që t’i identifikojnë fushat prioritare për investim.

“Në këtë periudhë të pasigurisë, puna së bashku është më e rëndësishme se kurdoherë. Unë jam e bindur se ndihma e siguruar në këtë pako do të ketë rezultat të dukshëm në luftën kundër Kovid-19”, ka thënë ambasadorja Kejt Burns.

Më këtë ndihmë, ambasada e SHBA-së do të përkrahë: përforcimin e laboratorive për testim masiv, mbikëqyrje dhe përgjigje të shpejt për gjetjen e rasteve të sëmurëve dhe përcjelljen kontakteve të tyre, edukimin e njerëzve për hapat që mund t’i ndërmarrin për parandalimin e shpërndarjes së virusit nëpërmjet fushatave specifike mediale, menaxhimin e rasteve ndërmjet rritjes së përkujdesit mjekësor dhe uljen e rrezikut për transmetimit të infeksionit te të tjerët dhe parandalimin e infeksionit në ambientet shëndetësore.