Shef shtabi i ASH zgjedhet partneri strategjik i VMRO DPMNE-së

Partia opozitare e shkëputur nga PDSH, ASh, e cil më herët njiheshte si LR PDSH, e udhëhequr mga ish funksionari i PDSHsë dhe ish Kryetar i Strugës Ziadin Sela, ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë ku ka zgjedhur shefin e shtabit zgjedhor për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 12 prillit.

Sipas njoftimeve, kjo parti ka zgjedhur Arben Taravarin, Kryetarin e Gostivarit, për shef të shtabit.

Taravari po qeveris në Gostivar në koalicion me VMRO DPMNE opozitare dhe shpesh deklaron hapur që partia e tij është ideologjikisht e afërt me VMRO.

Koalicion këto dy parti kishin edhe gjatë zgjedhjeve lokale në Strugë lur humbi Ziadin Sela, por edhe gjatë kohës kur ky i fundit qeveriste me Strugën.

Lind pyetja, a është arsyeja e përcaktimit të Taravarit për shef shtabi pikërisht afërsia dhe bashkëpunimi me VMRO DPMNE si një paralajmërim i vazhdimit të koalicionit?

Të dy këto parti gjithashtu si të sinkronizuar nuk votuan një sërë ligjesh reformuese në Kuvend gjatë këtij mandati./indeks.mk/