Shekerinska bëhet gati për zgjedhjet presidenciale, zgjedh dhe ambasadoren në NATO!?

Secili president i vendit dëshiron që të ketë një person në besim për ambassador në NATO. Radmila Shekerinska tashmë po bën gati Katerina Stavrevskën për atë vend, ish e punësuar në MPJ e tash shef i kabinetit në Ministrinë e mbrojtjes. Shekerinska madje thuhet se i ka thënë Stavrevskës ‘bëhu gati për ambasadore në NATO, duket se unë do si presidente do të nënshkruaj akreditimin për Bruksel’, kështu shkruan Magazin.mk transmeton Zhurnal.mk

Katerina Stavrevska ka qenë aktiviste e LSDM nga komuna Qendër ndërkohë që kishte hyrë në punë në MPJ para 13 viteve, në MPJ ajo ka punuar në shumë sektor sin ë atë konsullorë por edhe në atë europian ndërkohë që është një prej kuadrove partiak të LSDM që gjithmonë i ka ndihmuar partisë në politikën e jashtme. Këto ditë sipas burimeve që shkruan Magazin.mk, nga ministria e mbrojtjes pas urgjencës së Shekerinskës ndaj Zaevit pritet që qeveria të nominojë për ambasador të Maqedonisë Veriore në NATO me seli në Bruksel, e ku pritet të fillojë procedura për marjen e agremanit.

Ky nominim i një prej personave më me besim për ambasador në NATO bën me dije se Shekerinska pikërisht do jetë kandidati i LSDM-së për president të vendit. Gjithashtu ajo njihet si një prej personaliteteve nga partia e Zaevit që ka afërsi të madhe me shumë.