Shekerinska nga Kërçova: Siguruam shtet ligjor për të gjithë, i kemi rritur pagat, më shumë para për të gjithë

Në dy vjet e gjysmë, fokusi ynë ishte që të sigurojmë shtet më të drejtë, në të cilin do të flasim për mbështetjen e të padrejtëve dhe atyre të cilëve drejtësia u është më se e nevojshme. Nëse fokusi në këto dy vjet e gjysmë ishte në shtet më të drejtë, fokusi në katër vitet e ardhshme do të jetë në sigurimin e shtetit tërësisht të drejtë, deklaroi në Kërçovë, Radmilla Shekerinska, bartëse e LSDM-s në NJZ 5.

Rezultati nga përcaktimi ynë, theksoi ajo, është më shumë se i dukshëm veçanërisht në pjesën e shoqërisë ligjore, shoqëri për të gjithë.

Ajo shtoi se është zgjidhur edhe problemi me falimentuesit, ndërsa për tre herë është rritur kontributi për njerëzit të cilët jetojnë nga ndihma sociale.