Shermine Mamuti zgjidhet Kryetare e Forumit të Gruave të BDI-së për degën e Sarajt

Sonte në një organizim spektakular në prezencë të qindra grave të Sarajit, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Gruas të Degës së Sarajit. Në Kuvend gjithashtu ishin prezent edhe Kryetarja e Forumit të Gruas në nivel Republikan z-nja Mukadese Hajdari, Deputeti i zonës dhe njëherit Sekretar organizativ i BDI-së z.Artan Grubi, Kryetari i Komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti dhe Kryetari i Degës së Sarajit z.Isni Jakupi. Kuvendi Zgjedhor zgjodhi 17 anëtare të Kryesisë së Forumit si dhe për Kryetare u zgjodh Shermine Mamuti. Kryetares dhe kryesisë së re ju urojmë punë të mbarë dhe suksese në sfidat e reja!