Deri në ora 10 në zgjedhjet lokale në Tuz kanë dalur në votime 9,4% nga numri i përgjithshëm i votuesve.
Tuz: Hapen të gjitha vendvotimet
Në Komunën e Tuzit po mbahen zgjedhjet e para lokale pas fitimit të komunës së plotë vitin e kaluar.
Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7.
Në këto zgjedhje marrin pjesë pesë lista dhe një koalicion (koalicioni i subjekteve politike shqiptare), ndërsa të drejtë vote kanë 11,904 qytetarë të cilët do të zgjedhin 32 këshilltarë në kuvendin e ardshëm lokal të këtij qyteti, shkruan Ulqini Online.
Koalicioni i subjekteve politke shqiptare ”Forumi shqiptar” garon nën numrin rendor 5.