SHKELZEN JETISHI SHOQËROHET NË POLICI, NUK E RESPEKTOI MASËN E VETIZOLIMIT

Këngëtari Shkelzen Jetishi është shoqëruar në stacionin e policisë në Gjakovë, pasiqë ka dalur nga shtëpia duke shkelur kështu urdhërin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Policisë së Kosovë për vetizolim.

Për këtë shkelje, policia e Gjakovës ka hapur rast ndaj këngëtarit Jetishi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.

“Dje është hapë rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hap rast dhe është liru në procedurë të rregullt me premtimin që ka me e respektu urdhëresën”, tha Gjurkaj për Gazetën Sinjali.

Përveç këngëtarit, Gjurkaj njoftoi se për shkeljen e urdhrit për vetizolim, policia në Gjakovë ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Këngëtari Shkelzen Jetishi u urdhërua të vetizolohej, pasi ishte parë afër këngëtarit tjetër nga Gjakova Muhamet Sjediu, i cili rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.