Shkollat ne Kercove gati per gjysemvjetorin e dyte mesimor

Komuna e Kercoves nepermjet nje lajmerimi ne faqen zyrtare te kryetarit ne Facebuk tregon se jane marre te gjitha masat per nje fillim te mbare.

Pas pushimeve dimërore, më dt. 21.1.2020 ( e martë ), në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, do të fillojë mësimi i rregulltë për nxënësit, sipas orarit të përgatitur.
Në bashkëbisedimin me drejtorët, mësuam se janë ndërmarrë të gjitha masat përgatitore, duke filluar nga sigurimi i lëndëve djegëse, transporti, higjiena e klasave, si dhe masat tjera për zhvillim normal të mësimit.
Përkitazi me këtë, Sektori përkatës pran Komunës së Kërçovës informon se edhe objektet e çerdhes së qytetit janë të gatshme dhe në gjendje të shkëlqyer për edukimin dhe zhvillimin e mësimit parashkollor.

Suksese dhe me mbarësi në mësime.

Komuna e Kërçovës
Kryetar,
Fatmir Dehari