Shkup, një 24 vjeçar e ka mbytur me thikë babanë e tij

Një 55-vjeçarë ka ndërruar jetë pasi që djali i tij e ka therur me thikë gjatë një mosmarrëveshje familjare.

Zyrtarët policorë të SPB – Shkup mbrëmë e kanë privuar nga liria D.A. (24) pasi që rreth orës 23:15 në rrugën “Biglla” në Shkup, gjatë një mosmarrëveshje në shtëpi, me thikë i ka shkaktuar plagë babait të tij S.A. (55), prej të cilëve plagë më pas ka ndërruar jetë. Është siguruar mjeti me të cilën është kryer vepra.

Pas dokumentimit të rastit, kundër D.A. do të dorëzohet padi përkatëse, kumtuan nga policia.