Shkup: Vjehrra e rrah nusen 29 vjeçare

Një rast i pazakonshëm ka ndodhur në Shkup.

Në Sektorin e Punëve të Brendshme të policisë së Shkupit është denoncuar se në shtëpinë e një familje të fshatit Mirkovc, vjehrra ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të vetë.

Sipas denoncimit, sulmit fizik i ka paraprirë një zënkë verbale paraprake e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

Nusja 29 vjeçare e ka njoftuar policinë pasi që sipas saj, edhe bashkëshorti i saj e ka kërcënuar me jetë, me qëllim që të mos denoncohet rasti në polici.

Policia po i ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.