Shkup:Nxënës nga tri shkolla fillore në izolim shtëpiak

Nxënës nga shkolla fillore, “Bllado Tasevski”, janë në izolim shtëpiak për shkak të korona virusit, për arsye se prindërit e tyre kanë marrë pjesë në simpoziumin në të cilin ka ligjëruar Nina Caca Biljanovska, drejtoreshë e Klinikës Dermatologjike, e cila rezultoi pozitive ndaj korona virusit.

Për këtë arsye edhe prindërit tjerë nuk i lëshojnë fëmijët e tyre në shkollë. Për raste të njëjta sot u raportua edhe në shkollën “Bratstvo”.

Në shkollën e lartë përmendur, mjekja Kujtime Mehmeti më tre mars ka mbajtur ligjërata kurse tashmë 14 ditë është në izolim shtëpiak, por është pa simptome të gripit. Për gjendjen e sajë mjekja e ka njoftuar edhe shkollën.

Kryetari i Komunës së Karposhit ka deklaruar se shkollat janë dezinfektuar dhe se autoritetet janë duke e ndjekur gjendjen dhe presin instruksione nga ministritë kompetente.

“Doktoresha informon se para se tëmbajë ligjerata në shkollë nuk ka qenë në kontakt me drejtoreshën e Klinikës Nina Caca. Dokotresha është në izolim si dhe dy fëmijët e saj, të cilët mësojnë në shkollën “Bratstvo”. Në këtë ligjëratë kanë marrë pjesë edhe dy doktorë të tjerë të cilën thonë se nuk kanë qenë në kontakt direkt me drejtoreshën por edhe ata janë në izlolim shtëpiak”, deklaroi Stefan Bogoev.