Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” dhe kryetari i saj Ruzhdi Gjokaj ngushëllon familjet e prekura nga aksidenti

Pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”, nëpërmjet një telegrami ngushëllimi i bashkohet dhimbjes së më të dashurve që u prekën nga aksidenti.

Ja telegrami i ngushëllimit:

Telegram ngushëllimi për familjet e goditura nga tragjedia në autostradë Të nderuar familjarë të të aksidentuarve në autostradë, Me dhimbje të madhe e morëm lajmin e tmerrshëm se 14 persona e humbën jetën, në një aksident tragjik, në autostradën Shkup-Tetovë. Në këto orë të rënda për juve më të dashurit e të aksidentuarve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tonë dhe pjesëtarëve të Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”. I lutemi Zotit që të gjeni forcë, për të përballuar këtë dhimbje, ndërsa të plagosurve, ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Pranoni, edhe një herë, ngushëllimet tona më të thella! Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”