Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” përkrah unitetin shqiptar për Tuz

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Votat e 3 marsit në Malësi janë të rëndësishme për të ardhmen e Malësisë. Ata që votojnë shqip do të garantojnë një të ardhme të ndritur për shqiptarët, shkruan në faqen e Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në Michigan, është mesazh i rëndësishëm për unitetin shqiptar në Tuz dhe Mal të Zi. Më 3 Mars, pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Malësi, e cila përfshihet nga komuna e Tuzit. Ditë më parë, Koalicioni i partive shqiptare në Tuz, ka bashkuar edhe shoqatat atdhetare që veprojnë në ShBA, për të inkurajuar këtë bashkim që është shumë i domosdoshëm për Malësinë në tërësi dhe kombin shqiptar. Kjo shoqatë atdhetare, fton të gjithë shqiptarët e Malësisë t’i bashkohen koalicioni të partive shqiptare, “Malësia na bashkon”

Ja postimi i plotë i Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe, me seli në Michigan, në rrjetin social, fb:

“Sot më 27 Janar Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe në Michigan u takua së bashku me kryësi dhe anëtarët e saj. Ata u bashkuan me një mesazh të unitetit dhe dhanë mbështetjen e tyre të pandarë për koalicionin Malësia Na Bashkon (ASh Nikë Gjeloshaj dhe LDSh-Nikollë Camaj). Votat e 3 marsit në Malësi janë të rëndësishme për të ardhmen e Malësisë. Ata që votojnë shqip do të garantojnë një të ardhme të ndritur për shqiptarët. Inkurajoni anëtarët e familjes tuaj për të votuar për koalicionin Malësia na Bashkon. Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe dhe diaspora dëshirojnë sukses dhe fitore koalicionit shqiptar. Malësia na Bashkon!”