Shoqëria Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”

Nga Gostivari, pjesmarëse në eventin madhështorë në Kërçovë, organizuar me rastin e vepritarisë 40 vjeqare, të Artistëve me famë Kombëtare Vëllezërit Dervishi!

Me ftesë të vëllezërve Dervish dhe Aziz Dervishi,SHKA “Lulet e Malësisë”, morri pjesë në Koncertin madhështorë, e perfaqësuar nga Sinan Zylbeari, Artist dhe Kryetar i Këshillit Artistik dhe Negzim Azizi Rapsod dhe Kryetar i Folklorit në Shoqëri.Rapsodi Azizi, në emër të shoqerisë dhe Kryetarit Luan Veliu, dorzojë Mirënjohje për Vëllezërit Dervishi, ndersa Këngëtari i njohur Sinan Zylbeari, me paraqitjen e vet emocionoj pjesmarësit e shumtë.Kënga “Në ballë të Arbërit” dhe përcjellja e zakont e këngëtarit Sinani, vërtet ndozi sallën nga duartrokitjet e forta të të pranishmëve.Vëllezërit Dervishi janë dhe ngelin Histori në vete dhe për Kombin tonë, duke vazhduar me sukses të madhë pasardhesit e tyre,Uran Aziz Dervishi, Argëton Dervish Dervishi dhe Rabije-Rika Dervishi.
Shumë shendet dhe suksese për Ju, Familje Artistesh, Faleminderit për Ftesen, ne do jemi të gatshëm te Urojmë Juve dhe të vazhdojmë bashkëpunimin.

Gostivar, 04.11.2019