Shpallet i vdekur krimineli Ratko Mlladiq

Zëvendëskryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkovic, me gjasë ka rënë pre e një profili falso në Twitter, që pak minuta më parë ka lajmëruar për kinse vdekjen e kriminelit serb Ratko Mladic, raporton Gazeta Express.

Në këtë llogari në Twitter që është hapur mbrëmë, në emër të zëvendëskryeministres Bisera Turkovic shkruhet se ajo ka marrë informacion nga ambasadori i tyre në Hagë për vdekjen e Mladic, ani pse ky lajm nuk është publikuar në asnjë media.

“Ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Hagë sapo raportoi për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladić. Një njoftim zyrtar do të dalë së shpejti”, ka shkruar shkurt ajo në Twiter.