Shpaloset tabela e shkollës fillore me emrin e heroit “Imri Elezi” në Çair!

“Sot edhe në mënyrë solemne shpalosëm tabelën e re të shkollës fillore e cila mbanë emrin e heroit kombëtar “Imri Elezi”, në mesin e shumë miqve dhe bashkëluftëtarëve, familjarëve dhe vëllaut të dëshmorit, si dhe stafin e shkollës nxënës i të cilës ishte edhe Imriu. Bashkarisht me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, kryetarin e parë të Çairit, Izet Mexhiti, zv.kryeministrin, Bujar Osmani si dhe dy deputetët e zonës, z.Grubi dhe z.Alimi, kishim nderin të themi pak kundrejt veprës dhe sakrificës së madhe të figurës së Imri Elezit.

Urime shkollës, familjes Elezi dhe të gjithë qytetarëve të Çairit!” – thotë Ganiu