Shpërthen zjarr në Kodrën e Diellit

Zjarret po shpërthejnë në të gjithë Maqedoninë.

Shpërthim të zjarreve ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Kozhuf. Shpërthim të zjarreve ka afër fshatit Lisec në Kodrën e Diellit.

Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave thonë se ka një numër zjarresh që janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit, ndërsa nuk hidhet poshtë që këto të jenë bërë me qëllim nga persona të caktuar.

Në territorin e komunës së Manastirit për dy ditë kanë shpërthyer më shumë se njëqind zjarre.