Shqipe Kastrati ylli që i reziston kohës, projekti i fundit i saj mjaft i pëlqyer (Video)

Me tekst dhe orkestrim nga Edi Balili dhe tekst nga Valmir Lleshi, këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare Shqipe Kastrati ka pak kohë që ka hedhur në qarkullim projektin e saj më të ri të titulluar ‘Toka ime’, një këngë e mrekullueshme e finalizuar edhe me video nga D Production, ndërkohë që producent ekzekutiv i projektit është Flori Cocaj.

Ky projekt i Shqipes për pak ditë ka gjetur mbështetje të madhe tek publiku shqiptarë pasiqë krahas klikimeve, kënga e cila i kushtohet vendlindjes është mirëpritur shumë mirë pasiqë po përcjellë një mesazh të jashtëzakonshëm.