“Shqiponja” vajza që gjuajti hoxhën me allti, bën tatuazh Presidentin Hashim Thaçi (FOTO)

Studio e tatuazhave ”Enotatto”, ka postuar në rrjetin e tyre në Instagram një krah të një femre, e cila ka bërë tatuazhë fytyrën e Presidentit, Hashim Thaçi.Ajo është Suzana Tahiri. Arsyeja se pse e ka bërë këtë, ka qenë për surprizë për ditën e pavarësisë dhe për presidentin, Hashim Thaçi.Tahiri ka paralajmëruar se do të ketë edhe befasi të tjera për ditën e pavarësisë, meqenëse tatuazhi tashmë iu bë publik.Ajo ka treguar se për festën e pavarësisë do të bëj foto sesion me një kostum me ngjyrat e flamurit të Kosovës.“Do të bëj foto sesion me një kostum me ngjyrat e flamurit të Kosovës, një kapele të dizajnuar në mënyrë të veçantë. Është një mesazh që pavarësinë që e gëzojmë ne, meritat i dedikohen presidentit, Hashim Thaçi.”, përfundoj ajo.Kujtojmë se Suzana është e njohur në opinion si “shqiponja” – vajza e showbizit që dyshohet se zhvati hoxhën Sead Bejta në Mitrovicë.