Shkruan: Shqiptar Oseku
Ministri i ri i mbrojtjes Cuni e emeron keshilltar politik ministrin pararendes. Te dy kane qene krere lufte ne nje front, e shoke per koke. Te dy — tok me shume ish-krerë te luftes — jane permendur nga carshia si te perzier ne aferat e veteraneve te rrejshem.
Rreth 45 mije njerez te cilet luften e kane shikuar vec ne tv kane paguar mbas luftes nga 2-5 mije euro secili (!) per te blere deshmi fallco nga kreret e luftes se gjoja ishin luftetare. Si pasoje e ketij korrupsioni masiv sot shteti paguan 60 mije pensione veteranesh, kur UCK kishte maks 15-16 mije vullnetare — ne rastin me te mire.
I uroj pune te mbare qeverise Kurti ne impenjimin kunder korrupsionit ne fusha tjera. Se impenjimi i shtetit kunder veteraneve te rrejshem vdiq qysh ne diten e dytë te qeverisjes.