Shqiptar Oseku: Të bashkuar për lirimin e Tomor Morinës!

Burgosja e veteranit të UÇK-së, Tomor Morina në Maqedoninë e Veriut, ka nxitur reagimin qytetar në Gjakovë, vendlindjen e veteranit. Mijëra qytetarë kanë parakaluar nëpër qytet duke protestuar kundër burgosjes dhe parashtruan kërkesën për lirimin e Tomor Morinës.

Në këtë protestë masive qytetare, morën pjesë autoritetet lokale dhe qytetarë të shumtë, në mesin e tyre edhe bashkëluftëtarët e Tomorit, aktivisti nga Suedia Shqiptar Oseku dhe vëllai i tij veteran dhe invalid i UÇK-së, Frashër Oseku.

Aktivisti nga Suedia, Shqiptar Oseku, ka theksuar se është mirë që është ruajtur kultura dhe tradita politike e bashkimit kur bëhet fjalë për interesin publik.

Ja postimi i Shqiptar Osekut, në rrjetin social:

Bashkë me shokë dhe shoqe nga VV e mijëra tjerë në protestë për lirim të veteranit të luftës Tomor Morina, të ndaluar në Maqedoni Veriore. Fjalime nga kryetari i bashkisë Ardian Gjini (AAK), kreu i OVL, përfaqësues të familjarëve, etj. Shqiptarët e Kosovës kanë ruajtur një kulturë e traditë politike dhe dinë të bashkohen rreth interesit publik.