Shqiptar Oseku:”Barazia na djeg qullin neve, burrave me injorante ne Europë”

Shkruan Shqiptar Oseku. 👌

“Puna eshte se shumica prej neve burrave do te preferojme gjithmone fakte alternative. Veshja e lehte. Provokimet. Moti i keq. Te gjitha jane me te kuptueshme per ne se fakti i thjeshte. Qe ne jemi pergjegjes per sjelljen vetjake.

Ky, shkurt, eshte thelbi i asaj qe quajme privilegji i burrit.

Mos u mashtroni nga statuset ne fb. Shumica prej nesh qe tingellojne si profeministe jemi te tille vec ne parim. Ne jeten personale preferojme shpjegime alternative.

Asnje nga ne personaliasht nuk eshte ndihmuar ne familje, ne karriere, ne ekonomi a gjetke nga fakti i thjeshte se jemi burra ne bote burrash, a jo — te gjithe i kemi fituar me djerse, e mund, e nga rastesia e pabesueshme qe te gjitha grate perreth nesh kane qene gjithmone me inkompetente se ne. Se ato nuk kane ditur disi kurre se cka eshte djersa, e mundi. Kjo eshte e vetekuptueshme per ne. Gjithe shoqeria, politika, kultura, ekonomia, gjithe bota jone do te dukej ndryshe sot sikur te mos ish keshtu.

Vertet ta merr mendja se mund te na beni ne burrave te braktisim kete privilegj? Seriozisht? E pse, vec pse vrasim e perdhunojme rregullisht ndonje nga lloji juaj? Oh rritu, te lutem! S’te pelqeje konfliktet? Qenke per barazi por jo per feminizem? Bash keshtu ju duam ne. Te urta, e te buta. Te lakueshme.

Nje pranim i sinqerte nga pala tjeter. Ndihmoni njera-tjetren, ju gra e vajza! Kuptoni njera-tjetren. Mbeshtetni njera-tjetren, kthjellni njera-tjetren, uroni njera-tjetren. Dhe mos e braktisni kurre shoqen vetem, si ne lufte. Sepse jeni ne lufte, ne lufte te pashpallur.

Ne burrat shqiptare kemi prishur, shkreteruar e djegur kete vend per 3 mije vjet rresht, s’e kemi hic problem te djegim me benzine edhe brezin tuaj. Mos e merrni personalisht: it’s nothing personal. S’e bejme per inat, po per zanat.

Qe ne do te ndryshojnë vete, ate harrojeni. Ne nuk braktisim kurre privilegjet tona vullnetarisht.

Ne kemi prirje te natyrshme te parapelqejme fakte alternative.

Veshja e lehte. Provokimet. Moti i ieq. Gjthcka, gjithcka eshte me e pranueshme per ne, se te pranojme integritetin tuaj — pse ky implikon barazi me ju. E barazia na djeg qullin neve, burrave me injorante ne Europë.

Ja, me troc se keshtu nuk ka — mos thuani tash qe s’e ditëm!”