SHQIPTARËT E KOSOVËS NË RUAJTJE TË TRADITAVE TË KRISHTËRIMIT NË SHBA

– Biznesmeni, humanisti dhe Vatrani Mhill Gjuraj me familje dhe miq organizuan në restorantin Maestro’s në Bronks, Nju Jork, festën e krahinës, Shënsebastianin-

– Lutjen fetare e përcolli Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare ”Zoja e Shkodrës”-

Nga Asllan Bushati/
Në mbrëmjen e 19 Janarit 2019, tek restoranti Maestro’s në një nga sallat më të mira, na priti krah hapur e me shumë mirsjellje duke na uruar mirseardhjen Zoti Mhill Gjuraj, së bashku me Babain e tij dhe bashkëshorten Age. Ftesat i kishim marrë gati dy javë më parë dhe megjithë kohën e vështirë (me deborë e shi), restauranti ishte plot me familjar,nipa e mbesa, krushqi, miq, shokë, vatranë e dashamirë të Familjes Gjuraj. Kjo familje historikisht e ka festuar e vazhdon ta festojë edhe sot, Shënsebastianin sic e kanë patur traditë në krahinën e tyre.
Salla ishte zbukuruar hijshëm si për ditë feste. Tingujt muzikor shpërndanin këndëshëm melodi të përzgjedhura nga disa treva të krahinave veriore të Kombit tonë. Tavolinat ishin mbushur plot e përplot me pije të cdo lloji, aperitivë, meze e ushqim të bollshëm e të shijshëm, gatuar nga restoranti dhe gatime shtëpie nga familja Gjuraj.
Mhilli së bashku me Babain dhe Agen, erdhën përsëri në cdo tavolinë duke trokitur gotat me sejcilin prej të ftuarve e duke na uruar për këtë ditë moti të shënuar të kalendarit katolik. Në këtë rast patëm mundësinë të trokisnim gotat edhe të uronim njeri tjetrin me: Marjan e Dila Cubi, Leke e Vera Perlleshi,Pashk e Tereze Maksuti, Fran e Tereze Marku dhe Mhill Velaj e Agim Kelmendi, me bashkëshortet dhe shume e shume të tjerë.
Pasi kanga e vallja kishin nisur dhe adrenalina kishte filluar ngjitjen, vjen për të bërë lutjen e darkës Dom Pjetër Popaj, i cili e coi adrenalinën në pikat më kulmore. Të ngritur të gjithë në këmbë, dëgjuam ligjëratën e tij e cila kishte brenda njohuri për Sebastianin si përcues i frymës krishtërimit (përfshi edhe në trojet Ilirike) dhe Sebastianin si Shejt(rreth viteve 280 të erës sonë). Spiegimi u vendos edhe në kontekstn kohor kur Perandor i Romes ka qenë Dioclecian-i nga trevat e Ilirisë.
Lutja e Dom Pjetrit, ishte e shkurtër, por shumë e pasur me fjali të zgjedhura, me mendime të koncentruara, me paralele kohore e krahasimore midis popullit shqiptar dhe popujve të tjerë. Ajo u mbyllë duke uruar që të jemi bashkë me zotin dhe njeri tjetrin. Si dhe duke përsërituar të gjithë së bashku formulën e pagëzimit : “Bekimin në emër të Zotit, të birit e të shpirtit të shenjtë”.
Pas lujes Dom Pjetri erdhi në tavolinën tonë, ku shkëmbyem me të urime dhe biseduam më gjërë për gjurmët e Sebastianizmit në disa krahina të shqiptarisë.
Ndërkohë nëpërmjet Mhill Valajt (i autorizuar e në emër të Familjes Gjuraj), të pranishmit mësuan se biznesmeni i suksesëshëm, atdhetari e humanisti i nderuar Mhill Gjuraj, muajin e ardhëshëm do të inaugurojë një stacion televiziv shqiptar. Qëllimi i këtij investimi është ti vijë në ndihmë Kosovës, Shqipërisë dhe komunitetit shqiptaro-amerikan duke përhapur e promovuar fjalën e lirë dhe lajmin e vërtetë, njoftim i cili u përcoll nga të pranishmit me duartrokitje.
Dhe së fundi, duke menduar se shpreh dëshirat e të gjithë të ftuarve , të vatranëve të pranishëm, të bashkshortes time Lumturi dhe të mijat, dëshiroj ti drejtohem zotit Mhill Gjuraj dhe familjes së tij duke theksuar: Faleminderit shumë që na ftuat e na gëzuat ditën e Shënsebastianit. Gëzime e të mira paci për mot e jetë. Dita e Shënsebastianit ju gjetët ma mira mot. Paci e dhënshi dhe ju rritët ndera sa të jetë jeta.