Shqiptarët më në fund pjesë e njësitit ushtarak “Ujqit”

Shqiptarët për herë të parë pas pavarësimit të Maqedonisë, do të përfaqësohen në njësitin elitar ushtarak “Ujqit”, raporton KOHA. Këtë e ka bërë të ditur vet Presidenti, Stevo Pendarovski, pas vizitës që i ka bërë ba talionit special usjtarak “Renxhera”.

“Gjatë vizitës së sotme të B atalionit për shërbime speciale “B atalioni i Renxherave” kisha rastin sërish të konfirmojë disiplinën, gatishmërinë, përgatitjen si dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave më specifike. Për herë të parë Njësiti “Ujqit” kanë pjesëtarë të etnisë shqiptare dhe me këtë kontribuon për krijimin e vërtetë të një Armate multietnike që pasqyron shoqërinë tonë. Pjesëtarët e Armatës sonë janë ambasadorët më të mëdhenj me pjesëmarrjen në shumë operacione ndërkombëtare, trajnime dhe stërvitje, interoperative më partnerët dhe shumë shpejt Armatë anëtare e NATO-s”, ka njoftuar Presidenti, Pendarovski.

Ndryshe, ditë më parë gazeta KOHA ka sinjalizuar për mos përfaqësimin e shqiptarëve në këtë njësi speciale ushtarake.