Shqiptari nga Shkupi hero në Gjermani: Ushqim falas për familjet me fëmijë dhe për të moshuarit

Është një kohë frike dhe pasigurie. Por, edhe më tej bota po mahnitet nga lajmet e mira. Restoranti i shqiptarit nga Konjara e Shkupit u ka dhënë fala pica fëmijëve dhe pensionistëve.
Njerëzit tashmë e dinë se më e rëndësishme është bashkjetesa. Një ide të tillë të shkëlqyeshme e ka pasur edhe restoranti “Due Fratelli” në Bargteheide të Hamburgut!

Shefi junior i restorantit Miri Salihi (29): «Ne nuk mund ta lëmë restorantin tonë të hapur, por kemi dy paleta miell në bodrum për katër muaj. Nuk duam të lejojmë që ai të kalbet. Në të njëjtën kohë, duam t`i ndihmojmë njerëzit që veçanërisht janë të rrezikuar nga koronavirusi, siç janë të moshuarit, por edhe zjarrfikësit ose infermierët”.
U tha – u bë. Që nga e mërkura, të moshuarve dhe familjeve me fëmijë u janë dhënë falas makarona dhe pica, transmeton Shtegu.com. Furnizimi nëpër shtëpi gjithashtu është falas për të moshuarit, njerëzit e karantinuar, departamentet e zjarrit, policinë, infermierët dhe mjekët.
Salihi: “Vetëm ditën e parë, ne pranuam rreth 130 porosi nga qytetarë të moshuar dhe oferta u pranua me mirënjohje”.
Sipas burimeve të portalit tonë, Miri Salihi është nga Konjara e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut. Atij mund t`i themi vetëm: TË LUMTË!