Shqiptarja nga Durrësi: Si u bëra nuse e serbit nga Maqedonia (VIDEO)

Elida Hoxha po përkujdeset për bagëtinë në shtëpinë e burrit të saj me origjinë serbe Sasha Aleksiç.
Në kërkim të një jete më të mirë në vitin 2012 Elida nga Durrësi erdhi në Maqedoni.
Ajo sot jeton në shtëpinë e burrit të saj 17 vite më të moshuar në fshatin “Staro Nagoriç” të komunës rurale me po të njejtin emër që ndodhet pranë kufirit me Serbinë.
Sasha u martua me një shqiptare pavarësisht paragjykimeve të shumta. Thotë se ishte i detyruar ta bënte një gjë të tillë pasi vajzat maqedonase dhe ato serbe nuk dëshironin të kujdeseshin për punët e shtëpisë dhe bagëtinë.