Shqiptaro-amerikani Mhill Gjuraj nderohet me mirënjohje

Kryetari  i komunës së Pejës, z. Gamend Muhaxheri, ka nderuar me mirënjohje  veprimtarin, aktivistin, humanistin, biznesmenin shqiptaro-amerikanin z. Mhill Gjuraj, për kontributin e tij të palodhshëm  të çështjes kombëtare. 

Mhill Gjuraj është një patriot i devotshëm, shembull i përkushtimit për komunitetin shqiptar në Amerikë. Ai më veprimtarin e tij, njihet si kontribuues i madh dhe kryesor për pavarësinë e Kosovës dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Me këtë rast kryetari i komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheti, falënderoj shqiptaro-amerikanin , z. Mhill Gjuraj për kontributin e tij të palodhshëm në të gjitha sferat e jetës , si në aspektin human, e po ashtu edhe në atë të çështjes kombëtare.

“Kontributi i shqiptaro-amerikanëve  në përgjithësi është i jashtëzakonshëm, dhe këtu duhet përmendur z. Mhill Gjuraj, humanistin, biznesmenin dhe atdhetarin e devotshëm të çështjes kombëtare, i cili në çdo kohë është i gatshëm që të ndihmoj Kosovën dhe qytetarët pa dallim”, tha kryetari Muhaxheri.

Po ashtu, ai tha se njerëzit si z. Mhill Gjuraj, lënë në kujtesë vepra jetësore , të cilat janë gjithmonë në shërbim të atdheut, prandaj, jemi shumë mirënjohës për kontributin e tij në të gjitha fushat.

Ndërkaq, shqiptaro-amerikani z. Mhill Gjuraj, falënderoj kryetarin Muhaxheri për mirënjohjen e dhënë, duke veçuar se ndjehet i nderuar për këtë shpërblim  dhe njëherit, tha se gjithmonë do të jetë në shërbim të atdheut.

“falënderoj shumë kryetarin Muhaxheri për mirënjohjen, dhe dua të them se gjithmonë do të jem zëri i atdheut kudo që të jetë nevoja. Kosova është vendi ynë dhe jemi në shërim të atdheut në çdo kohë’, tha z. Gjuraj.

Njëherit ai falënderoj  Amerikën për çdo gjë që ka bërë për shtetin e Kosovës.

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën!”, është porosia e tij  për të gjithë shqiptarët që jetojnë jo vetëm në Amerikë, por në mbarë diasporën:

“Ata që e ndiejnë vetën shqiptarë, sidomos ata që ia duan të mirën kombit shqiptar, të bëhen bashkë siç kanë qenë gjithmonë në shërbim të atdheut dhe të kombit”, tha mes tjerash z. Gjuraj.

Përndryshe, humanizmi dhe atdhedashuria kanë bërë që familja Gjuraj të jetë e përndjekur vazhdimisht nga pushtimi serb, ku edhe jeta e tyre u bë e vështirë, andaj kjo familje vendosi ta marrë rrugën e migrimit.

Jeta dhe veprimtaria e shquar atdhetare, humanitare, fetare dhe sukseset në biznes, kanë bërë që Mhill Gjuraj të jetë një shembull i mirë që duhet ndjekur çdo shqiptar kudo që ndodhet. Si i tillë ky shqiptar i suksesshëm është figurë model për gjeneratat e reja se si ndershëm, me punë, mund e djersë, mund të kontribuosh jo vetëm për vete, por edhe në tabanin kombëtar si aktivist i palodhur i çështjes shqiptare.

Gjuraj ishte mbështetës i veprimtarive me interes nacional kudo në Amerikë, duke përfshirë Fondin e Qeverisë së Kosovës e Fondin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka ndërtuar shtatoren e të shenjtës “Nënë Tereza” në Pejë, me vetiniciativë, me vlerë prej 100 mijë dollarësh, por ai nuk është ndalur me kaq, sepse, siç thotë z. Gjuraj u ka dhënë shpesh shoqatave të ndryshme në Amerikë, për të organizuar aktivitete me përmbajtje kombëtare, të cilat i vlerëson si simbolike, por të dhëna me dëshirë duke i sjell kënaqësi të madhe dhe mbarësi në biznes. Mhill Gjuraj, nga një fshat i vogël i Dukagjinit, së bashku me familjen e tij, pas një rrugëtimi të gjatë, nga viti 1973, jeton e punon si një shqiptar shembullor, duke kontribuar në të gjitha zhvillimet pozitive të shqiptarëve në Amerikë, në Amerikën e shpresës, mundësive dhe miqësisë së përjetshme me kombin shqiptar.