Shtabi komunal zgjedhor për Tetovë për zgjedhjet presidenciale sonte do të zbarkojë në fshatrat e malësisë së qytetit përkatësisht në Llacë, Sellcë dhe Vicë.
Shtabi komunal në krye me Bekim Maksutin para banorëve të këtyre fshatrave do të prezantojë platformën e zgjedhjeve presidenciale ndërkohë që do të diskutojnë edhe mbi kandidaturën koncensuale dhe idenë e prezantuar nga BDI.