Shtrenjtohet sërish cigaret në…

Nga janari i vitit 2020, cigaret do të duhet të shtrenjtohen me dhjetë dinarë për pako, arsyeja është rritja e akcizës specifike, shkruan Blic. Kjo taksë do të rritet për një dinar e gjysmë, kështu që shteti në bazë të kësaj nga Viti i Ri do të marrë nga prodhuesit 73 dinarë për pako, në vend të 71.5 dinarëve të deritanishme.

Kjo është norma e cila është parashikuar me kalendarin e akcizave, i cili është miratuar në vitin 2017 dhe është në fuqi deri në qershor të vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton që akciza specifike rritet dy herë në vit. Bashkangjitur sajë, në çmimn e cigareve llogaritet edhe akciza proporcionale prej 33 përqind e çmimit dhe gjith kësaj i shtohet edhe TVSh. Disa tregtarë të duhanit tashmë kanë paraqitur kërkesë në Qeveri për rritje të çmimit, dhe është pothuajse e sigurt që një gjë të tillë së shpejti do ta inicojnë edhe tregtarët e tjerë. Sipas këtij sistemi akcizat do të llogariten edhe në qershor të vitit të ardhshëm, dhe pas kësaj duhet të miratohet një kalendar i ri i akcizave. “Serbia është e detyruar të respektojë standardet e BE-së deri në fillim të vitit 2021, e cila përcakton që masa minimale e akcizës duhet të jetë 90 euro për 1000 cigare” tha një bashkëbisedues nga Qeveria e Serbisë. Është pothuajse e sigurt, thonë në Ministri, që jë standard i tillë nuk do të jetë në gjendje të përmbushet deri në janar të vitit 2021. Në çdo rast, do të kërkohet një zgjidhje e re, por nuk do të shkojë në dëm të prodhuesve të duhanit. Prodhuesit e duhanit nuk kanë dashur që të flasin zyrtarisht për rritjen e çmimit, por jo zyrtarisht thanë që pa to do të ishin në prag të prodhimit me kosto efektive.