SI DO TË SHFRYTËZOHEN FONDET QË VIJNË NGA JASHTË? SHTETI KA SIGURUAR 476 MILIONË EURO NDIHMË FINANCIARE!

Ende nuk dihet se në çfarë forme do të përdoren 476 milionë eurot që janë siguruar nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe as a do të ketë mjet të veçantë transparence e shpenzimit të tyre.

“Gjendja është e paparashikueshme dhe ne presim që deficiti të rritet për shkak të uljes së të hyrave dhe nëse kjo merret parasysh, nëse këtë e marrim parasysh, meqë pyetët se ku do të shkojnë mjetet, flasim për mjete që do të përdoren edhe në sektorin shëndetësor edhe në ekonomi”, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska

Qeveria ka sqaruar masën e parë të pakos së dytë ekonomike, që është sigurimi i 14.500 denarëve për një punëtor gjatë një muaji për kompanitë e të gjitha sektorëve, dhe jo vetëm atyre të hotelierisë, sqaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska.

“Punëdhënësit fitojnë përkrahje financiare prej 14.500 denarëve për një të punësuar për një muaj, e cila nuk do të thotë pagë neto, por bëhet fjalë për mjete parash të cilat u jepen punëdhënësve të mbulojnë një pjesë të pagave apo kontributeve. Për shembull, kompanitë të cilat kanë ulje të të ardhurave për 30, 40 dhe 60 për qind, qëllimi është të mund t’i mbajnë punëtorët dhe t’i mbajnë pagat në nivelin e duhur me këtë përkrahje”, shtoi Angellovska.

Për ta shfrytëzuar këtë masë, kompanitë nuk guxojnë të paguajnë bonuse, të ulin numrin e të punësuarve dhe nëse 10 për qind e të punësuarve marrin pagë prej 120 mijë denarësh. Aplikimi për këtë masë do të bëhet nëpërmjet sistemit e-tatimi të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP). Kjo masë do të kushtojë 100 deri në 120 milionë euro, por për të siguruar gjysmën e këtyre mjeteve, Qeveria është duke realizuar negociata me Bankën Botërore. Përndryshe, mjetet e pakos së parë ekonomike ende nuk i kanë marrë kompanitë dhe për këtë u bë apel deri te Banka Zhvillimore e Maqedonisë që t’i përpunojë sa më shpejtë aplikimet.