SI ERDHI DERI TE ZBULIMI I 81 EMIGRANTËVE TË NGUJUAR NË VAKSINCË

Policia e Kumanovës ka gjetur 81 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme në një objekt ndihmës të një banori nga fshati Vaksincë.

Në mëngjes rreth orës 5:15 është arrestuar N.A nga fshati Vaksince, Komuna e Likovës, për arsye se gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, që është bërë me urdhër gjykate, zyrtarët policorë kanë gjetur 81 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme”, njoftojnë nga MPB.