Siljanovska: Projekti Rilindja ka projekte shumë të mira për qytetarët, si vauçerë për teatër, për ngjarje kulturore dhe sportive

Gordana Siljanovska Davkova, bartës i listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 1 sot ishte në takime në Kisela Vodë. Ajo u përqendrua në projektet në programin e VMRO-DPMNE-së, Projekt-Rilindje.

“Ajo që më pëlqen me vauperët për kompjuterë, vauçerët për teatër, për ngjarje kulturore, për ngjarje sportive, gjithashtu arsimin mobil, mundësinë me dimension praktik të merreni, kthim të shkollave profesionale të cilat i kemi pasur, më tutje lirim të të rinjve deri në 29 vjet nga çfarë do tatimi, sepse kjo është politikë e cila do t’i mbajë këtu”, tha Siljanovska.

Profesoresha Siljanovska u përqendrua edhe në temën kandidat shqiptar për kryeministër i cili është promovuar nga BDI-ja.

“Këto ditë flitet për kryeministër shqiptar dhe menjëherë keni parë kush është kryesor në pjesën e shëndetësisë publike, nipi i tij. Kështu nuk ndërtohet garë dhe shtet. Shteti kërkon konkurs, ne duhet të kthehemi në konkursin dhe të gjithë që kanë konkurruar t’i theksojmë për t’i lexuar me emrat e tyre sikur në fakultete kur kishte pranime, pas betejës ishte që të hyjnë ata me pesa”, ka thënë Siljanovska.