Simnica e Xhemë Hasës jep përkrahje për Kryeministrin Shqiptar

Simnica e Xhemë Hasës jep përkrahje për Kryeministrin Shqiptar

Kandidatët për deputetë, zonj. Vjollca Latifi – Ademi, zonj. Arta Bilalli Zendeli dhe Hasim Deari të shoqëruar nga përfaqësues të Shtabit Zgjedhor, sot qëndruan në Simnicë u takuan aktivin e partisë.

Në #bashkëbisedimin e sinqertë mes banorëve dhe mysafirëve, u dha mbështetje e fuqishme për synimin e liderit Ali Ahmeti që vendi të drejtohet nga një #KryeministërShqiptar në mandatit e ardhshëm 4-vjeçar.

Banorët e Zonës u shprehen faliminderues ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI për projektet e realizuara në këtë vendbanim siç janë rruga regjionale Simnicë – Cerovë si dhe rruget e asfaltuara në brendi të fshatit.

BDI tradicionalisht shënon fitore në fshatin e Xhemë Hasës dhe vendbanimeve të tjera të Malësisë.