Simovski: Është për t’u pritur se do të ketë rënie të BPV-së, punësimeve dhe rrogave

Drejtori i Entit shtetëror për statistika, Apostol Simovski sot deklaroi se në situatën e dhënë, është për t’u pritur të ketë rënie të BPV-së, ulje të punësimeve, ulje të rrogave dhe të standardit jetësor.

“Kjo është normale të pritet. Pyetja është sa do të zgjatë kjo. Nëse zgjatë vetëm në tremujorin e dytë, kjo është mirë, por nëse zgjatë edhe në të tretin, do të jetë problem, sepse atëherë do të hynim në recesion”, theksoi Simovski për Brifingun e mëngjesit në “Sllobodna TV”.

Ai theksoi se në këtë situatë të jashtëzakonshme punojnë në kushte të vështirësuara dhe se përballen me probleme të cilat në parim janë të zgjidhshme. Probleme të vetme të cilat janë më vështirë të zgjidhshme, sipas Simovskit, janë anketat në terren, siç janë anketa për fuqinë punëtore dhe ajo për shportën konsumatore, që për momentin nuk mund t’i zbatojnë për shkak të situatës së jashtëzakonshme me koronavirusin.
“Presim të ketë rënie të caktuar, me atë që tek punësimet/papunësia dy muajt e parë funksionuan mirë, kështu që presim edhe rezultati të mos jetë negativ. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të cilat ndërprenë së funksionuari, të punësuarit e tyre i vendosën në pushim vjetor. Në vëllim të vogël janë largimet nga puna. Me anketën për fuqi punëtore mund të ketë ndonjë dallim tek personat të cilët kanë punuar në ekonominë gri. Nuk pres rënie të konsiderueshme të shkallës së punësimeve/papunësisë. Do të shënojnë ulje rrogat dhe të ardhurat sigurisht. Edhe sikur të jetë nesër gjithçka në normale, subjekteve do t’u nevojitet kohë t’i ripërtërijnë lidhjet, sepse do të ketë rënie të të ardhurave”, tha Simovski.

Për shportën konsumatore, Simovski tha se të dhënat nuk grumbullohen nga marsi dhe se po tentojnë të gjejnë burime alternative të informatave. Me problem të këtillë, theksoi Simovski, përballen edhe shtetet e tjera.

Statistikat demografike për popullatën, ndërkaq, po zhvillohen pa pengesa përmes të dhënave administrative të cilat sigurohen nga institucionet.