Sinishtaj: Biznesi i Diasporës të krijoj forum ekonomik për Malësinë

Nicholas Sinishtaj, Nënkryetari i Shoqatës “Malësia e madhe”, në Detroit, ka një mesazh të shumëpritur për Malësinë e Madhe dhe komunën e Tuzit.

“Krijimet e kompanive fitimprurëse do të avancojnë gjendjen ekonomike të Shqiptarëve në Malësi. Tani është koha për të punuar së bashku me partitë Shqiptare në Malësi për projekte largpamëse në fushat e qëndrueshmërisë ekonomike, krijimit të vendeve të punës, dhe të përfitimit”, ka shkruar Nicholas Sinishtaj, sepse, sipas tij, diaspora ka arritje të mëdha në ekonomi.

Ai ka propozuar, krijimin e forumit ekonomik për Malësinë që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së malësorëve si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në komunën e Tuzit.

Ja postimi i plotë i Z. Sinishtaj në fb:

“Njerëzit e biznesit të diasporës duhet të krijojnë një forum ekonomik për Malësinë. Duke parë atë që diaspora ka arritur ekonomikisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata duhet ta përdorin këtë njohuri për të çuar përpara ekonominë e atdheut. Duke pasur parasysh se konsumatori amerikan është më i fuqishmi në botë. Prodhimet e Malësisë duhet të vendosen në tregun Amerikan.

Krijimet e kompanive fitimprurëse do të avancojnë gjendjen ekonomike të Shqiptarëve në Malësi. Tani është koha për të punuar së bashku me partitë Shqiptare në Malësi për projekte largpamëse në fushat e qëndrueshmërisë ekonomike, krijimit të vendeve të punës, dhe të përfitimit. 🇦🇱🇺🇸”