Sinjale të mira nga BE-ja, pritet fillimi i negociatave

Në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve-anëtare të BE-së, i njohur si KOREPER, është arritur konsensus për vendim të parezervë për fillim të negociatave me vendin. Ka gjasa të mëdha dhe sinjale pozitive nga shumica e madhe e vendeve anëtare të BE-së për vendim për negociata, megjithatë debati nuk ka përfunduar tërësisht, përcjell Gazeta Express.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje në konferencë për shtyp tha se është arritur konsensus në BE për vendim për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut – i pakusht dhe me kërkesë për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare menjëherë pas miratimit të kornizës negociuese.

Lajmi pozitiv nga Brukseli, siç informon Osmani vjen pas takimit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtarë të BE-së, në të cilin gjithashtu u diskutua edhe për zgjerimin.

Theksoi se vendimi pritet të zyrttarizohet më 24 mars nga ana e ministrave për Evropë dhe për Punë të Jashtme dhe më pas në samitin e liderëve të BE-së të planifikuar për 26 mars në formën e një video-konferencë.
“Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë, jo vetëm sepse është një konsensus i arritur nga të gjitha 27 shtetet anëtare për të gjitha ndryshimet që kanë ekzistuar në 15 vitet e fundit dhe me të vërtetë paraqet një moment historik për shtetin. Sidoqoftë, sot dhe në ditët në vijim e njëjta duhet të konfirmohet edhe zyrtarisht”, deklaroi Osmani.

Në konferencën virtuale onllajn për shtyp me ministrin shtteëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov tha se ka gjasa të mëdha dhe sinjale pozitive nga shumica e madhe e vendeve anëtare të BE-së për vendim për negociata, megjithatë debati ende nuk ka marrë fund tërësisht.

KOREPER nuk është trup që sjell vendime politike. Për momentin ende udhëhiqet debat në BE se si të mbahet Këshilli për punë të përgjithshme më 24 mars, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

“Belgjika e “mbylli” shtetin dje dhe është shumë rëndë cilido nga ministrat e vendeve anëtare të marrin pjesë në Këshillin më 24 mars në Bruksel. Juristët debatojnë nëse është e mundur ajo të bëhet përmes video-lidhjes dhe shpresoj se këtu do të sillet vendim i drejtë. Mendoj se BE-ja do të gabojë shumë nëse dërgon sinjal se është aq e ngarkuar me krizën shëndetësore që nuk mund të bëjë asgjë tjetër. Dhe do të jetë shumë e rëndësishme pas aq shumë punë dhe përpjekje kur jemi pranë atij suksesi të përbashkët, të gjehet mënyrë të mbahet më 24 mars për ne, për poullin e Maqedonisë. Mendoj se pas përvojave të viteve 2018/2019 jemi të obliguar ndaj popullit të jemi të kujdesshëm dhe të presim të përfundojë tërë puna para se t’i dërgojmë urimet. Është shumë e dukshme situata por nuk ka përfunduar puna deri në fund në këtë proces”, tha Dimitrov në pyetjen e gazetarëve ta komentojë deklaratën e zëvendëskryeministrit Osmani për dritën e gjelbër nga Brukseli.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është harmonizuar metodologjia e re mes vendeve-anëtare të BE-së sepse disa anëtare si Bullgaria kanë dhënë vërejtjet e tyre dhe nëse është e mundur të sillet vendim për fillim të negociatave pa metodologji të re të miratuar, ministri Rot theksoi se nuk pret bllokadë të tillë dhe se edhe Berlini është fokusuar në gjetjen e zgjidhjes kreative se si të mbahet mbledhja e Këshillit për punë të përgjithshme.

Rot, nga ana e tij porositi se BE-së i nevojitet vendim për fillim të negociatave me vendin dhe me Shqipërinë, duke shtuar se është optimist se javën e ardhshme liderët e anëtareve të Uninit do të japin dritë jeshile.

“Vendi juaj shkroi historinë dhe me Marrëveshjen e Prespës i dërgoi sinjal tërë botës, tërë Evropës, se pajtimi është i mundshëm. Ju bëtë hapa të guximshëm, e ndryshuat emrin tuaj dhe zhvilluat marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë. Konflikti mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut mundet formalisht të zgjidhet dhe e di se shumë, shumë njerëz në vendin tuaj ishin kritikë rreth kësaj, kështu që BE-ja duhet të qëndrojë në premtimin e vet”, tha Rot.

Rot theksoi se është i vetëdijshëm se vendimet e vitit të kaluar për shtyrje të fillimit të procesit negociues shkaktoi zhgënjim në vend, por se megjithatë Qeveria e vendit i vazhdoi me vendosmëri reformat e nevojshme.

Ai theksoi se me metodologjinë e re kanë arritur t’i bindin edhe skeptikët për nevojën për fillim të negociatave dhe shfaqi shpresë se javën e ardhshme BE-ja”do të mund të reflektojë edhe në kushte të korona panikut”. “Ju lutem edhe për pak durim dhe njerëzit në Maqedoni të Veriut të ndjejnë se BE-ja është me ta”, shtoi Rot.