S’ka mjaftueshëm vaksina falas, 650 denarë kushtojnë vaksinat komerciale

Mbi 20 mijë qytetarë kanë bërë termin për vaksinim për gripin sezonal falas në tre poliklinikat në Bukuresht, Çair dhe Gjorce Petrov informojnë nga Ministria e shëndetësisë. Burak Shabani nga Shtëpia e Shëndetit publik thotë se qytetarët janë të interesuar dhe se terminet po mbushen.

Nevzat Elezi nga Shoqata e mjekëve thotë se ka mungesë të vaksinave falas, por se ekzistojnë vaksina komerciale që kushtojnë 650 denarë.

Në poliklinikën në Çair e takuam gjyshen 70 vjeçare Cveta e cila kishte ardhur sot ta marrë vaksinën për grip por i është thënë se duhet së pari të bëjnë terminin.

Nga ministria e shëndetësisë thonë se duhet të arrijnë edhe 14,400 doza të vaksinave. U bëjnë thirrje qytetarët të vaksinohen kundër grupit sezonal, në mënyrë që ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe atë kolektiv.