Skandal/Kandidati i Alternativës Bekim Sali nuk respekton rregullat në komunikacion, parkon veturën në trotoar (Foto)

Kandidati për Çairin i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Bekim Sali ka parkuar veturën e tij në hapësirën e dedikuar për qarkullimin e këmbësorëve, siç shihet edhe në foto, duke mos respektuar aspak rregullat në komunikacion dhe duke dhënë shembull të keq në shoqëri.

Një njeri që pretendon të udhëheq një komune duhet të jetë shembull i qytetarit të ndërgjegjshëm dhe të respektojë parimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve.

Ky veprim i Bekim Sali që është thyerje e një prej rregullave bazike të komunikacionit dhe padyshim se ka zemëruar qytetarët që kanë qarkulluar sot në këtë zonë.