SKANDAL/ Ziadin Sela dyshohet për korrupsion me vlerë prej 800 000 Euro?!

SKANDAL – Ziadin Sela në mandatin e tij ka nënshkruar shitjen e Proaqua-s, dyshohet për korrupsion me vlerë prej 800 000 Euro.
Sipas dokumenteve me të cilat disponojmë gjatë qeverisjes Sela në Komunën e Strugës janë kompletuar të gjitha procedurat për dhënien e Proaqua-s (Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Kolektorit) me koncesion për afat 30 vjeçar në të cilin koncesionari do të kishte të drejta ekskluzive mbi këto shërbime komunale dhe mbi fatin e të punësuarve në këtë ndërmarrje i cili sipas planeve të koncesionarit do të ulej për një përqindje shumë të madhe me çka shumë familje do të mbesnin pa bukën e gojës.
Ky është edhe një indikacion tjetër që tregon se pse Ziadin Sela në mandatin e tij e solli Proaquan e Strugës në krizë të thellë, që më pas të ketë alibi ta “SHESË” për shkak të mossuksesit.
Sipas dokumenteve me të cilat disponojmë, koncesionari, kompania “Aqualia” nga Spanja do të merrte kontrollin e plotësishëm të shërbimeve komunale të këtij resori, duke themeluar ndërmarrje të re Private tek e cila ai do të merrte të punësuarit që i nevojiteshin (numër sa më të vogël), ndërsa të gjithë të tjerët do ti linte si teprica teknologjike të panevojshëm dhe gjithashtu ndërmerrte edhe kërkesat për borxhet me çka NPN Proaqua nuk kishte të drejtë më të arkëtojë as borxhe.
“Patriotizmi” dhe “Kujdesi për qytetarët” i Ziadin Selës arrin deri aty qe ai pa u konsultuar me Qeverinë dhe me Komunën e Ohrit që është bashkëthemelues i Ndërmarrjes, i pari e nënshkruan dokumentin për dhënien me koncesion të Shërbimeve Komunale të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Kolektorit, dokument i cili asnjëherë nuk u nënshkruajt nga Kryetari i Komunës së Ohrit dhe as nga Qeveria e atëhershme, sepse konsiderohej si i pasigurt dhe i dëmshëm për qytetarët dhe të punësuarit e Proaquas, e njëherit është diçka e palogjikshme që një Kompanie private të huaj ti jepet kontrolli i plotë i menaxhimit të ujit të pijshëm.

Sipas të dhënave jozyrtare nga ana e kompanis “Aqualine” dyshohet se për përfudimin e procedurave janë mare rreth 800 000 eur.

Per 4 vite ne nje qytet si Struga paramendoni me pas pushtet me shume (kjo eshte vetem nje pjese e skandaleve)/Korektori