Skandali austriak godet nacionalizmin evropian të ushqyer nga Rusia

Shkruan: Agron HOTI

Me qëllim të tejkalimit të gjendjes dëshpëruese që mbretëronte pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, dhe jo vetëm, SHBA-të mbështetën fuqimisht një model që bazohej fuqishëm në zhvillimin e demokracisë dhe mirëqenies sociale në Evropën Perëndimore. Ky mega-transformim i Evropës mbështetej nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si dy institucionet financiare më me ndikim në glob, të cilat koordinuan politikat ekonomike mes shteteve duke u siguruar këtyre të fundit fleksibilitet për të vepruar për interesa të tyre nacionale dhe në interes të rritjes së mirëqenies së përgjithshme sociale. Në vitet e fundit jemi duke përjetuar rritje të nacionalizmit popullist gjithandej Evropës. Këto forca tashmë kanë shtrirë ndikimin e tyre në pothuaj të gjitha vendet evropiane, me theks të veçantë në BE.

Këto forca të së djathtës ekstreme janë duke sfiduar seriozisht përpjekjet e SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore, për të krijuar dhe fuqizuar një rend liberal, i cili për synim kishte baraspeshimin e nevojës mes rritjes së bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkesave ekzistuese të popujve për pavarësi sa më të madhe nacionale. Sigurisht që kjo dinamikë globale liberale mbështetej dhe promovohej nga SHBA-të me qëllimin e vetëm të mënjanimit të frymës agresive nacionaliste që mbizotëronte që qendër të Evropës, e cila ishte dëshmuar shkatërruese mes Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Pas rënies së komunizmit dhe intensifikimit të globalizmit, rendi liberal kishte filluar të sfidohej gjithnjë e më shumë. Kjo sepse kontrolli politik i menaxhimit të kapitalizmit që kishte funksionuar pas Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e komunizmit, kishte filluar t’u ikte nga dora gjithnjë e më shumë forcave politike të botës së zhvilluar. Krijimi i Zonave të Tregtisë së Lirë anembanë globit dhe humbja graduale e sovranitetit të shteteve duke bartur e përgjegjësitë e tyre te organet drejtuese të këtyre Zonave të Tregtisë së Lirë dhe integrimeve të ndryshme rajonale siç është BE – gjithnjë me qëllimin parësor të përshtatjes ndaj interesave trans-nacionale dhe tregjeve ndërkombëtare – ka ndikuar që qytetarët e shteteve të pasura ta ndiejnë veten të përjashtuar nga vendim-marrja politike. Dhe pikërisht këtu fillon dhe lind fenomeni i nacionalizmit popullist, i cili ka filluar ta mbërthejë Evropën.

Sipas një analize të BBC-së të muajit prill 2019 shihet se janë 17 shtete evropiane në të cilat nacionalizmi është në rritje. Tri shtetet të cilat prijnë në listë me nacionalizëm në rritje janë Zvicra (29% të votave nga Partia Popullore Zvicerane), Austria (26% Partia e Lirisë) dhe Danimarka (21% Partia Popullore Daneze). Sigurisht që një pasqyrë e tillë përbën sfidë dhe sinjalizon projeksione të rrezikshme për të ardhmen e projektit Evropian. Se në ç’masë do të fitojnë këto parti mbetet të shihen rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që do të mbahen prej 23-26 maj 2019. Shqetësimi i forcave pro-evropiane është plotësisht i bazuar, kur kihen parasysh qëllimet dhe veprimet e këtyre forcave politike të ekstremit të djathtë, për kundërvënien e të cilave kërkohet veprim i përgjegjshëm, i koordinuar dhe mirë-menduar shumë mirë ndaj këtyre forcave që për synim kryesor kanë shkatërrimin e projektit Evropian dhe kthimin e pasigurisë anë e mbanë Kontinentit Evropian. Nuk janë shumë të largëta në kohë projekte nacionaliste që patën dërmuar kontinentin e Evropës me dëmet e pariparueshme, të cilat i pati përjetuar jo vetëm Evropa, por tërë bota. Ajo që është duke ushqyer më konkretisht rritjen e ndikimit të së djathës ekstreme nëpër shtete të ndryshme të BE-së është ndjenja kundër elitave politike qeverisëse, frika nga globalizimi dhe humbja e vendeve të punës, migracioni ilegal dhe stagnimi i zhvillimit ekonomik gjithandej BE-së. Të gjithë këta faktorë është duke i shfrytëzuar Rusia, e cila ka filluar ta shtrijë ndikimin e saj kryesisht te ato forca që janë pak a shumë në linjë me projektin rus dhe që për synim kanë shkatërrimin e BE-së.

Nxjerrja e rezolutës së Parlamentit Holandez për ri-vënien e vizave për qytetarët e Shqipërisë, të cilët sipas statistikave zyrtare të shtetit holandez janë pothuaj in-ekzistent në Holandë sa i përket krimit të organizuar, pastaj izolimi i pakuptimtë dhe deri në absurd i qytetarëve të Kosovës në kohën kur bota po shkon drejt hapjes e jo izolimit, pastaj dobësimi dhe pse jo ç’orientimi i vendim-marrjes politike të shteteve kyçe të BE-së, flirtimet haptazi të profileve të larta të politikës evropiane me segmente të shtetit rus dhe pse jo kinez, janë disa nga simptomat e rënda që kanë kapluar projektin Evropian. Të gjitha këto forca ekstreme të mbështetura kryesisht nga Rusia janë duke bërë të pamundurën që shqiptarët të mos avansojnë as edhe një hap të vetëm drejt BE-së. Ri-konsolidimi i shtetit rus përmes Putinit, së paku përkohësisht, dhe përdorimi i energjisë si instrumenti kryesor të politikave ekspansi