Skandali i prokurorisë, heton gazetaren Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ishte një nga raportueset e shkrimit në “Zërin e Amerikës” që tregoi për lidhjen dhe ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Vetë gazetarja tha në një intervistë për Adi Krastën se lidhjet e krimit me zgjedhjet tashmë janë të vërtetuara nëpërmjet përgjimekve dhe dokumenteve të prokurorisë ku faktohej ndikimi i Avdylajve të Shijakut në favor të Vangjush Dakos në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit. Lala deklaroi se Prokuroria ka nisur hetim penal për të për të gjetur burimin nga ajo ka marrë dokumentat.

“Prokuroria ka nisur një hetim penal, por nuk më shqetëson fare kjo gjë. Prokuroria ka punën e saj, por para se të hetojë gazetarët për burimet, që e them me bindje të plotë nuk i nxjerr asnjëherë, do të duhet të hetojnë ato dhjetëra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë? –tha ajo./Kohajone/