Skandaloze: Aleanca për Shqiptarët-kundërshton rritjen e pagave dhe subvencioneve

Skandaloze: Aleanca për Shqiptarët-kundërshton rritjen e pagave dhe subvencioneve Angazhimi i vazhdueshëm për ngritjen e standardit jetësor, nga Ministria e Ekonomisë, kushtet e punës, mjetet e punës, mirëqenien e punëtorëve si dhe subvencionet e shtetit për kompanitë e vogla dhe të mesme, ka hasur në kundërshtim nga partia Aleanca për shqiptarët. Absurditetet e Aleancës për shqiptarët, nuk janë të reja, por, propozimi i fundit, është margaritari i absurditetit në politikë, për fat të keq, nga një parti shqiptare. Rritja e pagave, konsiderohet si dëmtim i ekonomisë, duke harruar pagat jodinjtoze, sakrificën e qytetarit për orarin e punës dhe kushtet e punës, konstatim dhe kërkesë, absurde, kur dihet se paga në vend është tejet e vogël, krahasuar me vendet e BE-së. Vërejtja për llojin e tatimit, është po aq absurde, sepse, ekonomia e Maqedonisë së Veriut, është me këto ndryshime, ka ngritur efikasitetin e ekonomisë, motivimin e paraqitjes së pagave dhe luftimin e informalitetit. “Eksperti” i Aleancës, partizani më i shquar i këtij projekti të gjymtë pa dije elementare ekonomike, është Genc Selmani, në mënyrën më brutale, dezinformon kur thekson se paratë e subvencioneve u dhanë për firma fiktive. Kur bëhet politikë, për qendrime do pasur argumente. Nëse Aleanca ka argumente për këto deklarata, përse jep deklarata, duhet t’i paraqes në Prokurori, rastet e keqpërdorimit të secilit denar, nga 35 milion euro që janë dhënë deri tash. Ndërsa konstatimi që nuk do koment është si vijon: “Është skandal në vete të shkurtohen nga 40 milion euro në tre vitet e ardhshme, që mjetet për investime kapitale të ridestinohen në rroga. Rritja e standardit ekonomik nuk bëhet duke marr hua nga njëri xhep, për ti futur në xhepin tjetër”. Departamenti Ekonomik i Aleancës për Shqiptarët, është duke jetuar në ujërat e opozitës në fatamorgana të saharasë. Asgjë reale nuk prek nëpërmjet kumtesës së vet, përpos që nxit opinionin të mëndojë, a paska parti politike, që fatkeqsisht është shqiptare që kundërshton ngritjen e pagës si de kundërshton fondin për subvencionimin e kompanive të vogla dhe të mesme.

E tmerrshme Genc Selmani, Aleancë e Shqiptarëve!