Sonte Ansambli Nacional i këngëve e valleve shqipe prezantohet për herë të parë në Kosovë me koncert për Pavarësi

Sonte Ansambli Nacional i këngëve e valleve shqipe nga RMV mban koncertin e parë në Kosovë.Sipas drejtorit Shkodran Tolaj,në këtë koncert do të luhen valle, këngë me tematikë atdhedashurie.I ftuar do të jetë tenori Kastriot Tusha. Drejtori Tolaj ka njoftuar se të ftuar janë figura tê njohura nga politika,kultura e shkenca. Ky koncert është edhe simbolikë e bashkimit shpirtëror e kulturor, përkulje për të gjitha personalitetet e historisë kombëtare dhe shprehje e dashurisë së madhe të shqiptarëve të Maqedonisē për Kosovën.
Transmetimi i këtij koncerti do të bëhet në të gjitha rrjetet të tv 21 në orën 20:00