Sopoti merr fund, Qeveria duhet t’i dëmshpërblejë për 15 ditë

Nga seanca e sotme gjyqësore edhe zyrtarisht hyn në fuqi marrëveshja mes Avokatit të Shtetit dhe Qeverisë për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti. Në Gjykatë Civile sot u vulos marrëveshja për dëmshpërblimin e tyre duke mbyllur kështu procesin gjyqësor të sopotasve me shtetin. Qeveria në një afat prej 15 ditëve detyrohet që shumën e dëmshpërblimit prej plot 73 milionë denarëve t’i transferojë në xhirollogaritë e ish të dënuarve për këtë rast.