Sot drejtori i Ansamblit shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV z.Shkodran Tolaj vizitoi drejtorin e Ansamblit kombëtar shqiptar z.Sokol Marsi

Sot drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj vizitoi Ansamblin Kombëtar Shqiptar dhe drejtorin e tij z.Solol Marsi. Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në realizimin e një projekti të përbashkët në të ardhmen të afërt. Drejtori Tolaj e përgëzoi drejtorin Sokol Marsi i cili është vënë në këtë detyrë pak muaj më parë por ka realizuar punë të mrekullueshme siq ishte edhe koncerti i fundit dedikuar ikonës së muzikës shqiptare Fitnete Rexha! Drejtori Sokol Marsi u shpeh se në koordinim me drejtoreshën e përgjithshme znj.Zana Çela do të jetë i hapur për bashkëpunim në realizim të ideve që janë interes të dy institucioneve kombëtare shqiptare njëkohësisht shprehu konsiderata të jashtëzakonshme për punën që po bëhet në ansamblin tonë i cili për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të zgjojë vëmendje si në opinionin publik ashtu edhe tek profesionistët e fushës si një institucion tepër serioz që i ka munguar shqiptarëve në RMV!