Spahiu: Taravari si Nard Ndoka, synon shkatërimin e BDI-së

Nuk kanë të ndalur komentet ndaj deklaratave skandaloze dhe turpëruese të Arben Taravarit.

Së fundmi ka reagur edhe Artin Spahiu i cili shkruan:
“Se visioni i tyre që nga themelimi ishte përçarja dhe shkatërrimi, jo ndërtimi dhe zhvillimi, çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë deklaratat e Nard Ndokës së politikës në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravarit, i cili i dehur nga barra e madhe e Shefit të Shtabit të LR-PDSH-së dhe i sigurt nga rezultati humbës pas zgjedhjeve të 12 prillit, për çdo ditë i lajthitur po nxjerr nga një marrëzi përmes nga shpirti i tij i trishtuar.

Me mungesë të dukshme vizioni, programi, idejash… përmes broçkullave të përditshme që nxjerr nga gojë-truri dhe që lirisht mund të bëhet pjesë e kategorisë së personazheve satirikë (si Nard Ndoka në Shqipëri), Taravari sot nxori edhe zbathur qëllimin e tyre të krijimit dhe ekzistimit në politik: rrëzimin dhe shkatërrimin e BDI-se!

Si në çdo zgjedhje deri më tani, që falë qëllimit të tyre shkatërrues shoqëror dhe shumë mirë e detektuar nga shqiptarët në këto treva, edhe kësaj here ata do ta marrin dënimin e merituar nga shqiptarët e RMV-së dhe pas zgjedhjeve do të ngelin në histori bashkë me partinë mëmë të tyre, PDSH-në dhe partitë e tjera si motra që u krijuan dhe shuan me qëllim shkatërrimin e BDI-së.” përfundon Spahiu.