Spasovski: I kënaqur me zbatimin e ligjit për gjuhët

Kryeministri Oliver Spasovski një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për zbatimin e gjuhëve vlerëson se zbatimi i tij vijon sipas parashikimeve. Miratimin e ligjit ai e quan si hap të guximshëm për zgjidhjen e problemeve nga e kaluara.
Duhet të jemi të kënaqur që kjo Qeveri solli vendime shumë të guximshme me qëllim që të zgjidhen çështjet që gjatë viteve te kaluara kanë qenë problematike. Sigurisht që zbatimi i këtij ligji është i rëndësishëm. Ai shkon sipas dinamikës së paraparë dhe në bazë të asaj që punohet në trupit koordinues- deklaroi kryeministri Oliver Spasovski.