Spasovski: Në radhë është gjyqësia të spastrohet nga të korruptuarit

I vendosëm bazat për shtet ligjor dhe tani në radhë është gjyqësia që të pastrohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, deklaroi sot Oliver Spasovski, bartës i listës së Koalicionit “Mundemi” në NJZ 2.

Në mandatin e fundit siç theksoi Spasovski, ata kanë dëshmuar se nuk do të ketë aktvendime të porositura, fletore dhe “Alo gjykatës”.

“Ne në tre vitet e fundit kemi punuar në ndërgjegje dhe në përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv – askush të mos mendojë të përzihet në punën e pushtetit gjyqësor, siç ka ndodhur në kohërat e zymta të regjimit. E sollëm Ligjin për prokurorinë publike që garanton se të gjitha lëndët me korrupsion të lartë, duhet të kenë zgjidhje gjyqësore. Në programin tonë obligohemi me radhë, disiplinë dhe drejtësi. prioriteti i parë në këtë pjesë është pastrimi i gjyqësisë, në të cilën gjendjen mbetje nga gruevizmi”, deklaroi Spasovski.

Gjykatësit dhe prokurorët sipas të cilit kanë për obligim të ofrojnë sundim të ligjit, në të cilin ligji është i barabartë për të gjithë.

Ai theksoi se blerja e drejtësisë, rastet e montuara, viktimat e regjimit të së kaluarës, gjegjësisht siç potencon Spasovski, secili që do të tentojë të përzihet në diçka të tillë, e madje edhe po të jenë ata prokurorë ose gjykatës, do të duhet të dalë para drejtësisë.

Programi nga Koalicioni “Mundemi”, siç tha Spasovski, obligohet për rend, disiplinë dhe drejtësi.

Spasovski, i cili për momentin e kryen funksionin e kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut, tha se nuk ka kthim mbrapa, jemi në rrugë të drejtë që të sigurojmë shtet të vërtetë juridik dhe se do të vazhdojnë të punojnë në atë drejtim, edhe më shumë edhe më mirë.