Spasovski: Nëse keni simptoma tipike të coronavirusit, thirrni mjekun amë

Nëse keni simptoma tipike të coronavirusit, të tilla si temperaturë, ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, telefononi mjekun tuaj amë, përcjell GazetaExpress nga Telegrafi.

Thirrni me telefon, mos shkoni direkt për të vizituar, shkruan Kryeministri maqedonas Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.

“Mjekët amë, përmes një studimi epidemiologjik, do të konfirmojnë nëse ju duhet të testoheni apo jo. Nëse është e nevojshme, përmes sistemit “Termini im” ata do të caktojnë kohën dhe vendin e saktë për testim”, njofton Spasovski.